Gjuajtën me armë në një dasmë në Podujevë, Policia u shkon në derë

Kronikë e zezë

Gjuajtën me armë në një dasmë në Podujevë, Policia u shkon në derë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Një tjetër rast për të shtëna me armë ka ndodhur në një aheng familjar në Podujevë.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë dhe 4 gëzhoja.

“Podujevë 14.08.2021-21:05. Pas disa të shtënave me armë zjarri  gjatë një ahengu  familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë me gas  dhe 4 gëzhoja.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat