Policia në kërkim të menaxherit të Taynes, kjo është arsyeja

Kronikë e zezë

Policia në kërkim të menaxherit të Taynes, kjo është arsyeja

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:39
Tayna, Rinor Hykolli

Rinor Hykolli, i njohur në publik si menaxheri i reperes Tayna, po kërkohet nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkimi për të u bë publik nga policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë), – 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat