U arrestua për kanosje me armë zjarri, prizrenasit i sekuestrohet një armë lodër

Kronikë

U arrestua për kanosje me armë zjarri, prizrenasit i sekuestrohet një armë lodër

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 10:33
Ilustrim

Një person është arrestuar të martën rreth orës 21:00 në Prizren, pasi që dyshohet se kishte kanosur me armë zjarri një person tjetër.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ka deklaruar se nuk ka armë zjarri, por vetëm një armë lodër, e cila është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.

“Më 18.08.2021 pas një pune hetimore është dorëzuar/arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

I dyshuari ka deklaruar se nuk posedon armë por e ka pasur një armë lodër, arma lodër është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat