Ia zuri parkingun, sulmohet fizikisht

Kronikë e zezë

Ia zuri parkingun, sulmohet fizikisht

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Është arrestuar i dyshuari, i cili pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave në Prishtinë të enjten rreth orës 18.55 e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosë viktimën mashkull.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet për veprat sulm dhe kanosje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat