Prokuroria ndalon dy të dyshuar pasi trafikuan dy vajza

Kronikë e zezë

Prokuroria ndalon dy të dyshuar pasi trafikuan dy vajza

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:11
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ndaluar dy persona, që dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’.

Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, ka ndaluar dy të dyshuarit me inicialet A.S. dhe R.S.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se gjatë muajve korrik dhe gusht 2021, dy të dyshuarit kanë trafikuar dy viktima të mitura, njëra rreth moshës 15 vjeç, ndërsa tjetra 17 vjeç, në rajone të ndryshme të Kosovës.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat