Rreth 1 mijë gjoba brenda ditës për shkelje të masave antiCOVID-19

Kronikë e zezë

Rreth 1 mijë gjoba brenda ditës për shkelje të masave antiCOVID-19

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 09:18
Ilustrim

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe. Si pasojë janë shtuar edhe patrullimet policore, të cilat po i gjobitin qytetarët për mosrespektim të masave antiCOVD.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 978 gjoba të tilla.

Edhe tiketat në trafik janë të një numri të madh. Brenda një dite u gjobiten 1450 shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Po ashtu për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 22 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat