Falsifikoi testet për Covid-19, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë

Falsifikoi testet për Covid-19, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimet se ka bërë falsifikim të testeve për koronavirus.

Arrestimi ka ndodhur në Rrugën Robert Dol dje në Prishtinë, kurse i dyshuari me datë 24 gusht dyshohet se falsifikoi testet.

Policia të dyshuarin e ka arrestuar në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat