Largohet nga KFOR-i dhe FSK-ja një mjet shpërthyes në Drenas

Kronikë

Largohet nga KFOR-i dhe FSK-ja një mjet shpërthyes në Drenas

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Është larguar një mjet i dyshimtë shpërthyes nga ana e KFOR-it dhe FSK-së në fshatin Arllat të Gllogocit.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, mjeti i dyshuar është gjendur në parcelën e ankuesit, i cili ka lajmëruar policinë.

“Fsh. Arllat, Gllogoc, 30.08.2021 – 15:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se në parcelën e tij ka hasur në një mjet të dyshimtë.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin (kasetë bombë) në mënyrë të kontrolluar dhe pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat