Një muaj paraburgim për dhunimin e të miturës në Gjakovë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për dhunimin e të miturës në Gjakovë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:43

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit K. N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Më datë 30.08.2021, në orët e vona të mbrëmjes, në një shtëpi të pa banuar në Gjakovë, ka detyruar personin tjetër, të miturën, për të kryer akt seksual. Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi, thuhet në njoftim.

Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat