Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet djali nga Kaçaniku

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet djali nga Kaçaniku

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Është arrestuar një person nga Kaçaniku, pasi i njëjtë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, këtë gjë ai e kishte bërë në vazhdimësi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat