Lëndohet një person në Prishtinë, goditet nga vetura

Kronikë e zezë

Lëndohet një person në Prishtinë, goditet nga vetura

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Një këmbësor është goditur nga vetura në Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën”Llapi”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor”, u shpreh ajo.

Tutje, Ahmeti njoftoi se me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat