Vetura godet një biçiklist në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë

Kronikë e zezë

Vetura godet një biçiklist në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Një biçiklist është goditur nga një makinë në fshatin Dumnicë e Poshtme në komunën e Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Dumicë e Ulët të Vushtrrisë, është shkaktuar aksident trafiku ndërmjet një veture me targa vendore dhe një biciklisti.

Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar biciklisti i moshës madhore i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, tha Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat