Arrestohet personi që ishte arratisur dje nga paraburgimi

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që ishte arratisur dje nga paraburgimi

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, I.Sh, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin.

Njoftohet se pas arrestimit nga policia e Kosovës, i njëjti është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

I.Sh ishte arratisur dje rreth orës 10:45, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.

I njëjti ishte pranuar në paraburgim më 03.09.2021 dhe akuzohet për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Shërbimi Korrektues i Kosovës për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, kishte suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat