Operacioni “Mbrojtja e pyjeve 2021”, policia arreston disa persona për prerje ilegale të druve

Kronikë e zezë

Operacioni “Mbrojtja e pyjeve 2021”, policia arreston disa persona për prerje ilegale të druve

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarr një aksion për mbrojtjen e pyjeve me ç’rast ka ndaluar disa automjete të cilët kanë prerë ilegalisht pyjet.

Po ashtu ka arrestuar katër persona.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drurëve.

Në kuadër të këtij aksioni, policia ka hasur në katër persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur dru në bjeshkët e Ferizajt dhe po i transportonin ato me një kamion, dy automjete furgon dhe një traktor.

Në stacionin policor në Ferizaj janë shoqëruar katër persona dhe pas intervistimit, ndaj njërit është ngritur kallëzim penal, ndërsa ndaj tre të tjerëve janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, ndërsa automjetet, traktori dhe drurëve u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të druve, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prenë, transportojnë dhe shesin ilegalisht druve, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat