Të dyshuarit për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan janë në arrati, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Kronikë e zezë

Të dyshuarit për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan janë në arrati, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 22:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person nga Bujanovci është vrarë këtë të diel në një kafene të Gjilanit.

Drejt viktimës dyshohet se kanë shtënë dy persona të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga policia.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, ka thënë se kur kishte ndodhur vrasja kishte shumë njerëz afër dhe se policia ka marrë shumë dëshmi deri tani.

Në ora 22:20 trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat