Shkrepi me armë në një aheng familjar, policia arreston 22 vjeçarin

Kronikë e zezë

Shkrepi me armë në një aheng familjar, policia arreston 22 vjeçarin

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një 22 vjeçar pasi ka shtënë me armë në një aheng familjar.

Dje rreth orës 17:00, policia në Mitrovicë, ka pranuar një informatë se kishte të shtëna me armë zjarri në fshatin Zhabar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin, nga ku ishin dëgjuar të shtënat, në një shtëpi të këtij fshati në të cilën kishte pasur një aheng familjar. Në vendngjarje janë gjetur 11 gëzhoja të shkrepura dhe pas kësaj është arrestuar i dyshuari A.B., 22 vjeçar, shtetas i Kosovës”.

Policia njofton më tej se personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, raporton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat