​Vdes një person në aksident trafiku në Suharekë

Kronikë e zezë

​Vdes një person në aksident trafiku në Suharekë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Peqan të Suharekës mes një kamionete dhe motoçiklete.

Policia ka njoftuar se jetë ndërroi drejtuesi i motoçikletës.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat