Kamioni që transportonte beton ra në një metër thellësi, lëndohet shoferi

Kronikë e zezë

Kamioni që transportonte beton ra në një metër thellësi, lëndohet shoferi

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Vozitësi i një kamioni i cili transportonte beton ka marrë lëndime të lehta, pasi me dy rrotat e automjetit kishte rënë në një thellësi një metër në Nerodime të Ferizajt.

Këtë e bëri të ditur Mehmetali Hajdini, zëdhënës për media Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Po është paraqitur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku njëri automjet ( kamion i cili transportonte beton) ka rënë vetëm me dy rrotat e para jashtë rrugës diku një metër në thellësi, ku me ç’rast lëndime trupore të lehta ka pësuar njëri nga vozitësit”, ka thënë Hajdini

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat