Vrasja në Shqipëri/ Pamje të rënda nga shtëpia e mbuluar nga gjaku!

Kronikë e zezë

Vrasja në Shqipëri/ Pamje të rënda nga shtëpia e mbuluar nga gjaku!

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

(E plotësuar 21:33) - Media ka siguruar pamje të shtëpisë së Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa, të cilët ndërruan jetë ditën e sotme.

Ata jetonin në kushte mizerabël bashkë me djalin e tyre, bazuar në pamjet e realizuara nga korrespodenti i Top Channel, Bledar Korreshi.

Hekuran Rrasa vrau me armën e gjahut Fëllënxë Rrasën mbrëmjen e sotme dhe më pas veten.

Të dy kanë mbetur të vdekur, ndërsa dyshimet kryesore janë konflikti mes të dyve.

Media ka siguruar pamje të banesës së çiftit, njëkohësisht dhe vendin ku ndodhi akti makabër.

Pamje tragjike nga Divjaka/ Mbërrijnë në banesë arkivolet e çiftit Rrasa

Arkivolet e çiftit Rrasa mbërritën në banesën e tyre pak orë pas vrasjes.

Disa prej të afërmve po i mbajnë për t’i dërguar në banesën e tyre.

Hekuran Rrasa vrau me armën e gjahut Fëllënxë Rrasën mbrëmjen e sotme dhe më pas veten.

Të dy kanë mbetur të vdekur, ndërsa dyshimet kryesore janë konflikti mes të dyve.

Media ka siguruar pamje të banesës së çiftit, njëkohësisht dhe vendin ku ndodhi akti makabër.

Image

 

Bashkëshorti vret gruan dhe veten në Divjakë, ja ku jetonte çifti

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Babunjë në Divjakë, ku bashkëshorti ka vrarë gruan me armën e gjahut dhe më pas ka qëlluar veten.

Të dy kanë mbetur të vdekur, ndërsa dyshimet kryesore janë konflikti mes të dyve.

Media ka siguruar pamje të banesës së çiftit, njëkohësisht dhe vendin ku ndodhi akti makabër.

Image

***

Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur pasditen e kësaj të shtune fshatin Babunjë në Divjakë.

58-vjeçari Hekuran Rrasa ka qëlluar me armë gjahu gruan e tij Fëllënxën dhe më pas i ka dhënë fund dhe jetës.

Ngjarja ka shokuar të gjithë familjarët, ndërkohë që policia ka nisur hetimet mbi shkaqet që çuan në këtë krim të dyfishtë.

Pranë banesës së çifit është gjetur dhe arma e krimit.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat