​Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

​Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, dy të arrestuar

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Shqipëri, pasi u ndaluan duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shërbimet e njësisë së autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volvo” dhe "Ford" po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve.

“Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. B., 26 vjeç dhe I.N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë. Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe "Ford", 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat