Pas të shtënave me armë zjarri, vdes një 23 vjeçar në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Pas të shtënave me armë zjarri, vdes një 23 vjeçar në Mitrovicë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 10:36
Foto Ilustrim

Një 23 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Mitrovicë, ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Nga  informacionet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, tre persona kishin pësuar lëndime, të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima M. K., 23 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur, ndërsa dy të plagosurit tjerë pas ndihmës së dhënë janë dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, bënë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se kanë identifikuar dy të dyshuar për rastin të cilët është duke i kërkuar ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzoja si dhe janë bastisur dy lokacione.

Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat