​IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Kronikë e zezë

​IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Departamenti i Hetimeve të IPK-së i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me gradën e nënkolonelit policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ushtrim ndikimi dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore.

Përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat