Vdes një person në Prevallë

Kronikë e zezë

Vdes një person në Prevallë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur derisa ishte duke u shëtitur në Prevallë, raporton Express.

Bashkë me viktimën ishte edhe një grua, që sipas saj viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është alivanosur.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës dhe në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete.

Prevallë, 21.09.2021 -15:03. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren femër kosovare, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat