Arrestohet një person i kërkuar për veprën tentim vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar për veprën tentim vrasje

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:52
Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga Njësiti i  Hetimeve të Përgjithshme, në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë, përkundër tentativave për ikje,  është arrestuar një person i dyshuar.

Personi i dyshuar:

  – F. B,  mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 17.06.2021, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

I njëjti me vendim  të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor po kryejn proceduarat  për veprat -Vrasje në tentativë ,

– Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autoruar i armës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat