Vdes në QKUK tri javë pasi u aksidentua

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK tri javë pasi u aksidentua

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 10:42
Ilustrim

Personi i cili tri javë më parë ishte aksidentuar në fshatin Frashër i Madh i Mitrovicës, ka vdekur të enjten mbrëma në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv.

“Fsh. Frashër i Madh, Mitrovicë, 02.09.2021 – 21:17. Më 23.09.2021 është raportuar se viktima mashkull kosovar,  i cili ka qenë duke tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK Prishtinë,  për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu lirohet familjarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat