Shkodër, kapet me kallashnikov fishekë luftarakë dhe kanabis, prangoset 33-vjeçari

Kronikë e zezë

Shkodër, kapet me kallashnikov fishekë luftarakë dhe kanabis, prangoset 33-vjeçari

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:32
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë n pranga një 33-vjeçar, me iniciale S. M., 33 vjeç që posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Po ashtu, atij i janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

“Forcat e Posaçme Operacionale dhe "Shqiponjat" në DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra se një shtetas posedonte armë zjarri dhe sende të kundërligjshme me vete, menjëherë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit për të cilin disponohej informacioni. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat