I kontrolloi lokalin, gjakovari sulmon një inspektore të AUV-it

Kronikë

I kontrolloi lokalin, gjakovari sulmon një inspektore të AUV-it

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Mbrëmë në fshatin Hereq të Gjakovës është sulmuar një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

E njëjta ka qenë duke kontrolluar lokalin ku pronari i kishte fyer e pastaj edhe e kishte sulmuar viktimën.

“Fsh. Hereq, Gjakovë 28.09.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare inspektor i AUV-it ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës së bashku me dy kolegë të saj në inspektim, kishin hasur një lokal të hapur, duke punuar. I dyshuari – pronari i lokalit i kishte fyer inspektorët pastaj e kishte sulmuar viktimën e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por i dyshuari nuk është hasur pasi e kishte mbyllë lokalin dhe ishte larguar. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat