Policia e lëshon një të burgosur në shtëpi për vikend, ai arratiset

Kronikë e zezë

Policia e lëshon një të burgosur në shtëpi për vikend, ai arratiset

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 10:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e vuajtur dënimin dhe është lëshuar në vikend, është arratisur.

Sipas policisë, i njëjti është dërguar sërish në vuajtje të dënimit.

“Qafë Morinë, 30.09.2021 – 08:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull, shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke vuajtur dënimin dhe është lëshuar në vikend, duke mos i respektuar vendimin nuk ishte kthyer.

I njëjti është dërguar në vuajtur të dënimit”, thekson raporti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat