Aksion i Policisë, arrestohen 3 persona me urdhër arrest ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Aksion i Policisë, arrestohen 3 persona me urdhër arrest ndërkombëtar

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 18:25
Ilustrim

Në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, në bashkërendim me njesitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas.

Ata kanë arrestuar një person shtetas i huaj i cili ndodhet në kërkim nderkombëtar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni policor me urdhër arrest ndërkombëtar janë arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat