​6 të akuzuar dënohen me 15 vjet e 8 muaj burg për falsifikim të parave

Kronikë e zezë

​6 të akuzuar dënohen me 15 vjet e 8 muaj burg për falsifikim të parave

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga dy vjet e gjysmë burg E.K., H.K., N.G., Z.K. dhe V.K. (1), të cilët akuzohen për falsifikim të parasë.

Ndërsa i akuzuari V.K. (2) është dënuar me dy vjet e tetë muaj burg. I akuzuari i shtatë në këtë rast S.K. është gjobitur me 400 euro.

Të akuzuarve në dënimin e shqiptuar me burgim iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat