Arrestohet burri nga Lipjani, kanosi gruan e tij me vdekje

Kronikë e zezë

Arrestohet burri nga Lipjani, kanosi gruan e tij me vdekje

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 10:27
Ilustrim

Të premten një grua nga Lipjani ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit, me vendim të prokurorit viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore.

Ndërsa sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Njoftimi:

Prishtinë 08.10.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat