​Femra nën ndikimin e alkoolit sulmon policin në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Femra nën ndikimin e alkoolit sulmon policin në Prishtinë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Njësia policore ka ndaluar një veturë te rrethi i Çagllavicës në Prishtinë, ku ngasësi i veturës ka qenë në ndikim të alkoolit.

Rasti ka ndodhur dje. Në vendngjarje e dyshuara femër kosovare ka sulmuar njërin nga zyrtarët duke e goditur në dorë, duke ia hedhur telefonin në tokë.

Është tentuar që t’i bëhet alkotesti të dyshuarës, mirëpo e njëjta ka refuzuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat