Kapen 15.000 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht

Kronikë e zezë

Kapen 15.000 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:12
Kapen 15.000 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht

Gjakovë 14 tetor 2021 Dogana e Kosoves nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me Urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle detaje në 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të Pijeve Alkoolike në regjionin e Gjakovës.

Me këte rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht dhe me kete rast i jane shmangur taksave dhe njekohesisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarve të Republikës së Kosovës.

Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si në vijim:

10,518 Litra Raki

4,000 Litra Verë

310 Litra Liker

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail:
[email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat