Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 10:13
Ilustrim

Hetuesit policor  të stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Personat e arrestuar:

V.M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës  dhe B .K mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,  dyshohet të jenë të përfshirë në së paku gjashtë raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës.

Personat  arrestuar me vendim të  prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat