Një muaj paraburgim për ferizajasin, i cili rrahu nënën e tij

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për ferizajasin, i cili rrahu nënën e tij

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.I. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm.

Siç njofton Gjykata Themelore në Ferizaj, i pandehuri G.I ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 13.10.2021, në Ferizaj, saktësisht në banesën e tyre, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarën nënën e tij, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që fillimisht e ofendon me fjalë banale, pastaj e godet me shuplakë në fytyrë e më pas duke e kapur për krahu i shkakton dhembje në trup, me ç ‘rast i shkakton dhimbje fizike, por e dëmtuara nuk ka kërkuar tretman mjekësor menjëherë pas incidentit pasi që ishte në gjendje të rëndë emocionale”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një  muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat