Vdekje e dyshimtë, shtetasi indian vdes në QKUK

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë, shtetasi indian vdes në QKUK

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 09:02
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në orët e mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një shtetas indian i cili ishte duke u trajtuar aty.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prishtinë, 15.10.2021 – 08:11.

QKUK është raportuar se viktima mashkull shtetas i Indisë, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Polcisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat