Policia dënon 278 qytetarë për mosrespektim të masave antiCovid

Kronikë e zezë

Policia dënon 278 qytetarë për mosrespektim të masave antiCovid

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 09:59
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dënuar 278 qytetarë që nuk kanë respektuar masat kundër coronavirusit.

Gjithashtu, Policia njofton se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 79 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur edhe 28 aksidente trafiku me persona të lënduar kurse 53 tjerë me dëme materiale.

Po ashtu, Policia ka arrestuar edhe 22 persona, 14 prej tyre i ka dërguar në mbajtje kurse katër në vuajtje të dënimit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat