Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shtatë raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shtatë raste të dhunës në familje

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar shtatë raste të dhunës në familje.

Në raportin 24 orësh thuhet se dy raste janë në Prishtinë, të tjerët në Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Zubin Potok.

Në lidhje me këto raste është arrestuar një burrë nga Gjilani.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull.

Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat