Treni godet një veturë në Klinë – lëndohet një person

Kronikë e zezë

Treni godet një veturë në Klinë – lëndohet një person

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës, mes treni dhe një veture.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, deklaroi se në aksident është lënduar një person.

“Rreth orës 12:35 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku mes treni dhe një veture. Një person është lënduar, fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, pastaj në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha ai.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë së Policisë së Kosovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat