Vrasje e rëndë në Podujevë: Viktima goditet nga një veturë, pastaj u qëllua me armë

Kronikë e zezë

Vrasje e rëndë në Podujevë: Viktima goditet nga një veturë, pastaj u qëllua me armë

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 11:25
Pamje nga ngjarja

(E plotësuar - 13:02) - Një person është vrarë sot rreth orës 08:00 të mëngjesit në Batllavë të Podujevës.

Policia e Kosovës për këtë rast e ka arrestuar një person.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur një familjar dy palëve.

Bujar Ibrahimi, tha se dorasi dhe viktima janë edhe familjar mes vete.

Ibrahimi tha se ata mes vete janë djem të axhës.

Ai tha se rastit i priu një konflikt mes tyre që ndodhi ditën e djeshme.

Bujar Ibrahimi tha se arsyeja e konfliktit janë tre kilogramë pasul.

“Mund të ju tregoj se dje ata janë rrahur me vete dhe janë gjuajtur edhe me armë zjarri”.

“Arsyeja është tre kilogramë pasul”.

Ndiqeni rrëfimin e familjarit se si ka ardhur deri tek ky rast.

***

Për vrasjen e 41-vjeçarit sot në fshatin Batllavë të Podujevës, Gazeta ka mësuar detaje të reja.

Siç bëjnë me dije burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, vrasja dyshohet se ka ndodhur për probleme pronësore.

Ndërsa i dyshuari dhe viktima janë kushërinjë mes vete, thanë tutje këto burime.

Policia ka konfirmuar se viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit B.B.,  47 vjeç  u bë në fshatin Gërdovc të Podujevës.

Të njëjtit, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, është thënë në njoftimin e policisë.

Image
Arma e sekuestruar nga Policia

 

***

Një person është aksidentuar e më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Batllavë të Podujevës.

Burimet e mediave kanë thënë se viktima derisa po e ngiste biçikletën e tij, është goditur nga prapa me një automjet ndërsa i dyshuari më pas ka shtënë me armë duke e lëndë të vdekur.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur fillimisht patrulla e stacionit policor në Podujevë e më pas edhe forenzika.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Policia po punon me intensitet për të zbardhur sa më parë të gjitha rrethanat që quan deri të vrasja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat