Festa me armë në Skenderaj në ditën e zgjedhjeve, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Festa me armë në Skenderaj në ditën e zgjedhjeve, arrestohet i dyshuari

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Të dielën më 17 tetor, në ditën kur u mbajtën edhe zgjedhjet lokale në Kosovë, në komunën e Skenderajt pas publikimit të rezultateve preliminare pati të shtëna me armë në shenjë feste.

Lidhur me këtë rast, policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin mashkull.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar 18 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

“Pas një pune hetimore me datë 18.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me një karikator dhe pesë fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat