Paraburgim për të dyshuarin, i cili vrau kushëririn për “fasule”

Kronikë e zezë

Paraburgim për të dyshuarin, i cili vrau kushëririn për “fasule”

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin Baki Brahimi.

I njëjti dyshohet se kreu veprën penale “Vrasje e rëndë” ndaj kushëririt të tij, Gazmend Brahimi.

Mbi të pandehurin rëndon edhe vepra penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Media gjatë ditë së djeshme ka raportuar për këtë ngjarje ku personi i cili mbeti i vrarë dyshohet se njëherë u godit me kamionet derisa po shkonte në punë me biçikletën e tij, e më pas u qëllua me armë.

Teksa motivet e vrasjes dyshohet të jenë tre kilogram fasule.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat