Dyshohet për grabitje me armë zjarri në Hajvali

Kronikë e zezë

Dyshohet për grabitje me armë zjarri në Hajvali

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit ka ndodhur pak më parë në dalje të Prishtinës, saktësisht në Hajvali.

Sipas burimeve një person i maskuar dhe me armë zjarri ka grabitur të gjitha paratë që kishte një person i cili po drejtonte një kamion në dalje të Prishtinës.

I dyshuari sipas informacioneve të para ka arritur të ik nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga Policia e Kosovës tashmë po merren me rastin.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit ka pasur kthim të numrit të madh të grabitjeve, në mesin e tyre edhe ato nën kërcënimin e armë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat