Arrestohet pasi dhunonte vazhdimisht gruan e tij, ajo largohet në strehimore bashkë me vajzën

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi dhunonte vazhdimisht gruan e tij, ajo largohet në strehimore bashkë me vajzën

Nga: H.O. Më: 20 tetor 2021 Në ora: 09:48
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mashkull në Rahovec gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj femre me të cilën ka bashkëjetuar për 20 vite.

Viktima me vajzën e saj 12 vjeҫare është dërguar në strehimore.

Dhunuesi është dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec, 19.10.2021-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton qe 20 vite. Viktima së bashku me vajzën e saj 12 vjeçe është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat