​Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Një person nga Rogova e Gjakovës është arrestuar sot nga Policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje.

Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se V.SH., i lindur 1991, ka në posedim armë zjarri dhe mjete tjera luftarake.

Policia sipas urdhëresës të gjykatësit paraprak, ka realizuar kontrollin e shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një zollë e zbrazët, një gulinov, kalibër 12.7 mm dhe një revole, kalibri 7.65 mm.

I njëjti është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe pas deklarimit, me urdhër të prokurorit kujdestar ai është liruar, dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat