Gjen portofolin me 245 euro, prizrenasi e dorëzon në polici

Kronikë e zezë

Gjen portofolin me 245 euro, prizrenasi e dorëzon në polici

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një qytetar në Prizren është paraqitur në stacionin policer ku ka dorëzuar portofolin që e kishte gjetur e në të cilin kishte 245 euro, si dhe dokumentet personale në emër të një qytetari nga Lubizhda e Prizrenit.

Portofolin dhe të hollat i kishte gjetur në rrugën “Wiliam Volker” në Prizren.

Pas verifikimit, policia e ka gjetur pronarin e portofolit i cili është paraqitur në stacionin policor ku ka pranuar portofolin me të gjitha sendet e humbura.

Në lidhje me këtë rast policia ka mbajtur procesverbal mbi pranim-dorëzimin e sendeve të gjetura dhe të dorëzuara, derisa e ka falënderuar qytetarin i cili i kishte sjellë portofolin dhe të hollat në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat