Grabitja me armë në pompë, zbulohet shuma e vjedhur e detaje të reja

Kronikë e zezë

Grabitja me armë në pompë, zbulohet shuma e vjedhur e detaje të reja

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 22:54
Ilustrim

U raportua mbrëmë ekskluzivisht për një grabitje me armë që ndodhi në një pompë në lagjën Ulpiana në Prishtinë.

Siç merret vesh nga disa burime të mirëinformuara, punëtori i pompës nën kërcënimin e armës ishte detyruar t’u japë dy të dyshuarve rreth 500 euro – para këto të fituara nga pazari i shitjes së derivateve.

Dy të dyshuarit janë akoma në arrati, pavarësisht angazhimit të Policisë për kapjen e tyre.

Grabitja ndodhi në pikën e kompanisë “Exfis”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat