Sulmohet me elektroshok një i mitur në Lipjan

Kronikë e zezë

Sulmohet me elektroshok një i mitur në Lipjan

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 10:40
Ilustrim

Lëndime të lehta trupore ka pësuar një fëmijë pasi i njëjti është goditur me elektroshok nga i dyshuari po ashtu i mitur.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një elektroshok, i cili dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat