Në burgun e Smrekonicës gjenden telefona, brisqe e tableta, në Dubravë lëndë narkotike

Kronikë e zezë

Në burgun e Smrekonicës gjenden telefona, brisqe e tableta, në Dubravë lëndë narkotike

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 16:25
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka bërë të ditur se dje në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, gjatë një bastisje janë gjetur shtatë telefona, 11 karikuesë për telefona, tri USB, katër kufje, katër kabllo të karikuesve, një mbush baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, dy kutia me tableta dhe dy skalperë.

“Gjithashtu në të njëjtën ditë në QK Dubravë është gjetur një sasi e lëndëve narkotike”, ka shkruar Sallahu në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, Sallahu tha se kontrabanda do të luftohet pamëshirshëm nëpër qendra korrektuese.

Do të merren masa ndaj atyre që ndihmuan në futjen e gjësendeve të palejueshme dhe të rrezikshme në Qendrën Korrektuese në Smerkonicë dhe Dubravë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat