Arrestohet 42 vjeçari, po shëtiste me kallashnikov rrugëve të Prishtinës

Kronikë e zezë

Arrestohet 42 vjeçari, po shëtiste me kallashnikov rrugëve të Prishtinës

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 08:44
Arrestohet 42 vjeçari, po shëtiste me kallashnikov rrugëve

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, mbrëmë rreth orës 20:30, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes.

Sipas njoftimit thuhet se pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një armë e gjatë, AK-47, në karikatorë si dhe 25 fishekë.

I dyshuari L.B,mashkull 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim, në stacionin policor qendra në Prishtinë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat